Të izoluarit respektojnë masat

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (03.02.2021/04.02.2021.) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 71 persona (TE-42 GV-29), janë përgaditur urdhra pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 të dekretit përkatës të qeverisë.
Në këtë periudhë nga Inspektorati Shtetrorë Sannitar dhe Shëndetësorë në
rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë përgaditur vendime të reja për izolim për 4 persona (TE) dhe 2 persona (GV), kurse janë kryer kontrolle tek 245
persona (TE-129 dhe GV-116) me vendime të tilla dhe nuk është konstatuar mosrespektim i vendimeve. Gostivari Sot