Të gatshëm të përballen me sfidat e sigurisë gjatë verës

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Korrik, 2023 14:13

Të gatshëm të përballen me sfidat e sigurisë gjatë verës

Me iniciativë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, këto ditë janë mbajtur disa takime punuese të këshillave lokale për parandalim nga komunat Bërvenicë, Vrapçisht dhe Mavrovë – Rostushë, e më parë edhe nga Gostivari.

Në këto takime më së shumti është biseduar për nevojën e parandalimit në kohë të zjarreve në zona të hapura dhe zjarreve në pyje, me përfshirjen e koordinuar të disa shërbimeve kompetente nëpër komuna.

Kjo kryesisht për shkak të temperaturave të larta të ajrit në ditët e fundit dhe rritjes së rrezikut për zjarre.

Përveç këtyre, është fol sërish për ndjekjen efektive të të shtënave në dasma me armë zjarri dhe organizimin e paautorizuar të fishekzjarrëve dhe përdorimin e mjeteve të ndryshme piroteknike në dasma dhe festa të tjera familjare.

Dhe jo vetëm kaq, por edhe për zbulimin dhe sanksionimin e objekteve hotelierike dhe hotelierëve që u shërbejnë pije alkoolike të miturve. 

Nga ana e pjesmarësve është konstatuar gjithashtu se takime të tilla duhet të organizohen më shpesh dhe këshillat të bëjnë çmos që të gjejnë vendin dhe rolin e duhur në pulsin e përditshmërisë së zonave ku veprojnë, në radhë të parë në aspektin e sigurisë, por edhe në përgjithësi.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Korrik, 2023 14:13