Taravari: Të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore janë të kalueshme në kohë rekord

Në Gostivar, të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore janë të kalueshme në kohë rekord! Falënderojmë punënjësit e ndërmarrjeve publike dhe operatorët për punën e tyre të palodhshme gjatë ditës dhe natës së kaluar, keshtu thote kryetari i komunes se Gostivarit, Arben Taravari
“Falënderojmë qytetarët për durimin e treguar gjatë kësaj periudhe, duke bërë thirrje që të pastrojnë trotuaret para bizneseve ose shtëpive të tyre për sigurinë e kalimtarëve”, shprehet ai.