Taravari takon këshilltarët komunal nga radhët e Aleancës

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Tetor, 2022 21:58

Taravari takon këshilltarët komunal nga radhët e Aleancës

Arben Taravari, ushtrues detyre kryetar i Aleancës për Shqiptarët sonte ka takuar këshilltarët komunal nga komunat ku kjo parti po përfaqësohet në pushtetin lokal, njofton Gostivari Sot

Këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët janë zëri i vërtetë i qytetarit në pushtetin lokal, kështu i cilësoi Taravari këshilltarët nga radhët e partisë që drejton.

“Ata janë artikuluesit e dreptëjpërdrejtë të kërkesave të qytetarëve, si në ato komuna ku jemi pjesë e pushtetit, ashtu dhe në ato komuna ku për momentin jemi në opozitë”, tha Taravari.

Gjatë takimit është rënë dakord që të intensifikohen edhe më shumë aktivitetet e këshilltarëve, me qëllim, për të qenë edhe më afër me qytetarët dhe për të artikuluar çdo vërrejtje, sugjerim dhe kërkesë të tyre, njoftuan nga ky subjekt. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Tetor, 2022 21:58