Taravari priti në takim ambasadorin turk

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka pritur në takim ambasadorin turk në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök. Në takim është shprehur kënaqësia e ndërsjellë për bashkëpunimin e suksesshëm midis Komunës së Gostivarit dhe Republikën e Turqisë në frymën e miqësisë dhe partneritetit të vazhdueshëm në shumë fusha. Kryetari Taravari takimin e cilësoi edhe si vizitë njohëse, pasi ambasadori turk pas një viti nga emërimi i tij, vizitoi për herë të parë sot qytetin e Gostivarit.
“Vizita e sotme ishte njoftuese pasi ambasadori I Republikës së Turqisë në vendin tonë viziton Gostivarin për herë të parë që nga emërimi i tij para një viti. Biseduam për investimet e deritanishme që Turqia ka bërë në komunën tonë, zakonisht investime që kanë ardhur përmes “TIKA”-s. Ambasadori më foli edhe për investime nëpër kompani pas tejkalimit me situatën me pandeminë, pasi e dini se në qytetin tonë ka kompani ku shteti i Turqisë ka akcionet e saja, sikurse është “Vardar Dollomit””, deklaroi mes tjeras kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Ambasadori Sekizkök shoqërohej nga Atasheu për Çështje Fetare z. Tarik Koxha dhe bashkëpuntorët e tij më të ngushtë. Me kryetarin kryetari Taravari mbyllur takimin me shkëmbim të dhuratave mesin e tyre dhe shprehën dëshirën që marrëdhënia e mirë e deritanishme mes Gostivarit dhe Ambasadës turke në Shkup të vazhdojë edhe në të ardhmen.