Taravari priti ambasadorin Geer

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Nëntor, 2022 21:46 Updated

Taravari priti ambasadorin Geer

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në kuadër të projektit “BE-ja për ju”, në hapësirat e komunës sot priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian, shkëlqesinë e tij, David Geer.

Në takim u diskutua për çështje të rëndësishme si decentralizimi i pushtetit lokal, fuqizimi i vazhdueshëm i të rinjve dhe qendrat rinore në Gostivar, bashkëpunimi ndërkufitar, migrimi dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndëretnike që janë shembull për vendin tonë.

Kryetari Arben Taravari falënderoi ambasadorin David Geer për mbështetjen e vazhdueshme financiare evropiane për zhvillimin e Komunës së Gostivarit, zhvillimin e sektorit joqeveritar dhe projektet e realizuara në Komunën e Gostivarit.

Në takim po ashtu u diskutua edhe për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, hapjen e skriningut bilateral javën e kaluar dhe çfarë do të thotë kjo për vendin tonë. Taravari siguroi ambasadorin  Geer për mbështetje të parezervë për rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut duke uruar që ky proces të kalojë shpejt e të përkthehet në ndryshime të prekshme për jetën e qytetarëve, me një drejtësi të besueshme, ekonomi të zhvilluar dhe mirëqenie për të gjithë.

Ambasadori David Geer po ashtu theksoi mbështetjen e Bashkimit Evropian në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe shprehu gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit me Komunën e Gostivarit.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Nëntor, 2022 21:46 Updated

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...