Taravari para vendimit final, takohet në Shkup me Ramën dhe Kurtin

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Janar, 2024 14:49

Taravari para vendimit final, takohet në Shkup me Ramën dhe Kurtin

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka takuar në Shkup kryeministrin e Shqipërisë dhe të Kosovës, Edi Rama dhe Albin Kurti, njofton Flaka Media

Ky takim vjen në para formimit të Qeverisë teknike në RMV dhe para vendimit final të ASH-së rreth zgjedhjeve parlamentare në pranverë.

Partia e Taravarit ende nuk ka qendrim zyrtarë se si do të garojë në zgjedhje. Kryesia e ASH-së ka vendim për të garuar të vetëm në zgjedhje, por fjalën e fundit duhet ta thotë Kuvendi i partisë. Ndërkohë, koha e taktizimeve për ASH-në po kalon.

Këtë javë siç ka parlajmëruar vetë kreu i kësaj partie, duket të jenë ditët kur ASh-së duhet të sjellë vendimin përfundimtar për rrugën që do të marrë, nëse bëhet pjesë e të a.q “fronti europian” bashkë me BDI-në, nëse e kthen timonin kah opozita shqiptare – Lidhja Europiane për Ndryshim, ose opsioni i tretë, të dalin vetë në zgjedhje.

Se momentumi është i ndejshëm, e shkroi kohë më parë edhe vetë Tarvari në Facebook.

“Ka momente shumë delikate në historinë e një shteti ku vendimi që duhet marrë për një kohë të shkurtër, shpëton dekadat që do të vijnë”.

Ndryshe, sot në Shkup janë mbledhur gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në prezencën e zyrtarëve të BE-s dhe James O’brien ndihmës sekretar shteti i SHBA. Fokusi takimit është paketa ekonomike e asistencës prej 6 miliard euro të BE-s për rajonin. Flaka Media

Shiko edhe videon:

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Janar, 2024 14:49