Taravari kërkon mendimin e qytetarëve për lokacionin e përhershëm të Info Qendrës Tursitike

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 8 Qershor, 2020 14:24

Komuna e Gostivarit ka dalë me ftesë publike për propozim të lokacionit të Qendrës Informative Turisitike, e cila përkohësisht ishte vendosur në sheshin e qytetit. Kryetari Arben Taravari, tha se shkaku i hapësirave të pamjaftueshme në qendër të qytetit, për vendosjen e një objekti me dedikim të këtillë, e ka parë të udhës që të kërkojë opinionin e qytetarëve. Ai tha se propozimi në sheshin e qytetit, nuk ka qenë e tij, por e këshilltarëve komunal të Gostivarit. Në pamundësi për të organizuar debat publik shkaku i pandemisë me Covid-19, qytetarët, OJQ-të propozimin për lokacionin e kësaj qendre, mund ta bëjnë në mënyrë elektronike.

“Siç jeni në dijeni shumica prej jush, në komunën tonë është në proces hapja e një Info-qendre turistike, objekti i përkohshëm i së cilës për momentin po montohet në sheshin e qytetit. Shkaku i hapësirave të pamjaftueshme publike të përshtatshme për vendosjen e një objekti me dedikim të këtillë, Komuna e Gostivarit e pa të udhës që të kërkojë opinionin e qytetarëve. Në pamundësi për të organizuar debat publik shkaku i pandemisë me Covid-19, vendosëm që opinionin e qytetarëve ta marrim në mënyrë elektronike. Ftojmë të gjithë qytetarët, në radhë të prë njohësit e mirë të rrethanave – arkitektët dhe aktivistët e ndryshëm, të dërgojnë propozimet dhe sugjerimet e tyre”, tha kryetari Taravari.

Kryetari Taravri tha se ka plotë vende turistike për t’i vizituar në Gostivar dhe kjo qendër do të krijon mundësi që kjo sferë edhe më shumë të zhvillohet në të ardhmen.

Të gjithë të inetersuarit, propozimin për lokacionin e ri të Qendrës Informative Turistike, do të mund ta bëjnë deri ditën e enjte të kësaj jave në ora 16 në e-mailin zyrtar të Komunës së Gostivarit: info@gostivari.gov.mk.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 8 Qershor, 2020 14:24