Sulmohet fizikisht një person nga Gradeci

Gjashtëdhjetë e dy vjeçari M.S. nga Gradeci i Gostivarit, dje në ora 12:25 në SPB Tetovë ka raportuar se një orë më herët në fshat kishte qenë i sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari i tij Q.B. (53), me të cilin kishin pasur marrëdhënie të prishura për një kohë të gjatë.
Q.B. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar, me ç’rast atij iu konfiskuan pistoleta dhe pushka e gjuetisë, të cilat i posedonte me licencë.
Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar.