Sulmohet fizikisht një i moshuar nga Raveni
Tetëdhjetë vjeçari A.A. nga Raveni i Gostivarit dje (26- qershor) në ora 11:45 në SPB Tetovë ka raportuar se është sulmuar fizikisht në një restorant në fshat nga bashkëfshatari i tij B.O. (26), për shkak të marrëdhënieve të tyre të pazgjidhura borxh-besues. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.