Studentët nga Gostivari fituan vendin e parë në NASA – Space App Challenge 2023

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Tetor, 2023 17:49 Updated

Studentët nga Gostivari fituan vendin e parë në NASA – Space App Challenge 2023

Studentët nga Gostivari, Jahja Nur Zulbeari dhe Onur Bayramoglu kanë fituar vendin e parë në #NASA – Space App Challenge 2023, njofton Gostivari Sot

Për këtë shkak, Zulbeari është pritur në takim nga kryetari i degës së BDI në Gostivar, Valdet Xhaferi.

“Sot takova studentin gostivaras, Jahja Nur Zulbeari i cili së bashku me ekipin e tij siguroi vendin e parë në NASA – Space App Challenge 2023, duke tejkaluar mbi 80 pjesëmarrës të tjerë nga qytete të ndryshme të vendit. Jahja Nurit i uroj suksese të vazhdueshme në të ardhmen në rrugëtimin e tij për të eksploruar në fushën e teknologjisë. Krenar me të rinjtë e të rejat e Gostivarit që me talentët që kanë e ngrisin emrin e qytetit në piadestalet më të larta”, shkruan Xhaferi.

Për konkursin, ata kishin krijuar një hartë që merr informacion të drejtpërdrejtë përmes satelitit ku ka një zjarr të drejtpërdrejtë me koordinata të sakta dhe paralajmëron njerëzit që janë afër zjarrit. Kjo është shumë e mirë për Maqedoninë.

Onur dhe Jahja Nur do të vizitojnë Qendrën Hapësinore Kennedy të NASA-s në Amerikë, Florida si një udhëtim shpërblyes, do të takojnë astronautë dhe do të jenë të parët nga rajoni Gostivar-Tetova që do të ftohen zyrtarisht në Qendrën e NASA-s.

Jahja Nur Zulbeari ka qenë nxënës në kolexhin “Yahya Kemal”, në Tetovë. Nga ky kolexh uruan Zulebearin për suksesin e arritur.

Onur Bayramoglu ishte nxënës i gjeneratës 2019’2023 në Shkollën e mesme teknike komunale në Gostivar. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Tetor, 2023 17:49 Updated