“Stop gjuhës së urrejtjes” me projekt dedikuar nxënësve

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Nëntor, 2022 11:38 Updated

Aktivitetet praktike nga projekti parandalues-edukativ “Stop gjuhës së urrejtjes” filluan këtë javë në dy nga shtatë shkollat ​​e mesme të Tetovës, në shkollën e Gjimnazit dhe Mjekësisë, ndërsa në ditët në vijim janë planifikuar ligjërata edhe në shkollat ​​tjera.

Policët e trajnuar profesionalisht u prezantojnë nxënësve të viteve të dyta të cilët mësojnë në gjuhët maqedonase, shqipe dhe turke njohuritë – çfarë është gjuha e urrejtjes, si ta njohim dhe parandalojmë atë, jo vetëm në shkollë, por edhe në fusha të tjera të jetës, në rrjetet sociale, në kafene e diskoteka etj.

Nxënësit gjithashtu informohen dhe edukohen se si të kapërcejnë paragjykimet dhe stereotipet që shpesh shkaktojnë gjuhën e urrejtjes, intolerancën dhe diskriminimin.

Projektin e realizon Departamenti për parandalim i SPB Tetovë në bashkëpunim me OSBE-në dhe do të zgjasë deri në fund të këtij muaji.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Nëntor, 2022 11:38 Updated