Spitali i Gostivarit, fatura e rrymës për muajin Gusht është 45.536 euro

Driton Zenku
By Driton Zenku 29 Shtator, 2022 09:19

Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka rritur për mbi 6 herë vlerën e faturave në Spitalin e përgjithshëm “Ferid Murad”, në Gostivar. Për muajin gusht, fatura nga EVN në Spital ka arritur me vlerë 2.800.517 denarë apo 45.536 euro, njofton Gostivari Sot

Për dallim nga gushti i vitit 2021, fatura e këtij viti për po të njëjtin muaj ka shënuar rritje madje 451%. Në vitin paraprak për muaj gusht spitali ka paguar 507.872 denarë apo 8.258 euro.

“Duke e marë parasysh trendin e ritjes së çmimit të energjisë elektrike për (KWh) të harxhuar, dhe duke parë se çmimi i energjisë elektrike shënon ritje drastike nga 3.70 den në 35.93 den (ritje prej 32.23 den ose 871 %), ne si institucion filluam që ti ndërmarim të gjitha masat e nevojshme për kursimim e energjisë elektrike që sa do pak në muajt në vazhdim të ulim harxhimet e energjisë elektrike pasi që vërtetë janë të papërballueshme”, thonë nga drejtoria e Spitalit.

Nga analizat financiare të cilat i kemi bërë, duke u bazuar në dokumentacione zyrtare dhe duke krahasuar fakturat e muajit gusht 2018/2019/2020/2021 dhe 2022 të pranuara nga ana e furnitorëve Fuente Dynamics dhe EVN group të cilët bëjnë furnizimin me energji elektrike për Spitalin e Gostivarit, i bie se si pasojë e ritjes së çmimit të energjisë elektrike faktura e muajit gusht 2021 krahasuar me fakturën e muajit gusht 2022 shënon ritje prej 451% .

Në vijim ju paraqesim analizë më të hollësishme;

– Faktura e muajit gusht 2018 (431.457 den, 7.015 euro),

– Faktura e muajit gusht 2019 (465.663 den, 7.571 euro, +8 % ritje krahasuar me muajin gusht 2018),

– Faktura e muajit gusht 2020 (379.202 den, 6.166 euro, -23 % ulje krahasuar me muajin gusht 2019),

– Faktura e muajit gusht 2021 (507.872 den, 8.258 euro, +34 % ritje krahasuar me muajin gusht 2020),

– Faktura e muajit gusht 2022 (2.800.517 den, 45.536 euro, +451 % ritje krahasuar me muajin gusht 2021).

“Besojmë se me këtë problematikë janë të ballafaquara të gjitha institucionet publike shëndetësore në shtetin tonë, dhe me keqardhje e themi se nëse vazhdon ky çmim i lartë i energjisë elektrike edhe në muajt në vazhdim, do jetë vërtet tepër e vështirë funksionimi, menaxhimi dhe realizimi i proekteve dhe planeve bazë”, thonë nga Spitali i Gostivarit.

Pas muajt Gusht, pritet që institucionet shëndetësore ë subvencionohen me çmim më të favorshëm për energjinë elektrike

Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski deklaroi që të gjitha shkollat ​​dhe institucionet shëndetësore do të subvencionohen me çmim më të favorshëm për energjinë elektrike”, tha më tej Kovaçavski.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali deklaroi se shëndetësia në vend nuk do të përballet me mungesë të energjisë elektrike e as të asaj termike. Ai madje tha se ka dhënë udhëzim deri tek të gjitha institucionet shëndetësore në vend që të kursejnë rrymën.

Kujtojmë se masat për kursim institucional të energjisë elektrike në Maqedoni, janë aktive që nga fillimi i muajit shtator, ndërsa sipas ligjit çdo institucion do të raportoj lidhur me harxhimet mujore. Gostivari Sot

Driton Zenku
By Driton Zenku 29 Shtator, 2022 09:19