Spitali i Gostivaret pajiset me aparaturë bashkëkohore

Pas përfundimit të lëndës për furnizime publike, dhe pas të gjitha procedurave të parapara me ligjin për furnizime publike, sot më datë 14.01.2021 spitali i Gostivarit u furnizua me aparaturë mjeksore tepër të sofistikuara dhe moderne, edhe atë:
1 (një) EHO aparat me dy sonda, edhe atë një sondë lineare dhe një sondë konvekse, e cila do të shfrytëzohet në repartin e Pediatrisë,
7 ( shtatë) EKG monitora për pacient,
4 (katër) infuzomata për caktimin e dozës 24 orëshe të infuzionit te aplikimi i terapisë dhe
3 (tre) perfuzorë për caktimin e dozës të injekcionit intravenoz me shiringë prej 50 ml, të gjitha këto do të shfrytëzohen në repartin Internistik.

I gjithë ky investim është organizuar nga të ardhurat vetanake të Spitalit dhe kapë vlerën e rreth 3.000.000 den, (50.000 euro).
Pas pranimit të aparaturave të lartëpërmendura udhëheqësi i repartit Pediatrik Dr.Ferit Muça dhe udhëheqësi i repartit Internistik Dr.Jusuf Jakupi falemenderuan menaxhmentin e Spitalit për këtë investim tepër të rëndësishëm sidomos gjatë kësaj periudhe të pandemisë e cila do të shërbejë në mënyrë tepër profesionale dhe të saktë për trajtimin e pacientëve.
Ky investim në këtë fillim të vitit pritet të jetë një nismë tepër e mirë e shumë investimeve dhe projekteve kapitale për vitin 2021, të cilat projekte veç më janë planifikuar dhe aprovuar nga institucionet kompetente, thonë nga Spitali i Gostivarit.