Sot do të kemi mot shumë nxehtë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Shtator, 2022 07:26

Sot do të kemi mot shumë nxehtë

Moti sot do të jetë me diell dhe mbi mesatare i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në vendet perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi perëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 30 deri në 35 gradë Celsius. UV=7

Nën ndikimin e një rryme jugore dhe të një mase të ngrohtë ajri, temperaturat ditore do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit dhe niveli i verdhë i rrezikut nga temperaturat e larta do të jetë aktiv në të gjithë territorin.

Në Shkup mot me diell dhe mbi mesataren  ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 14 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 32 gradë Celsius.

Kah fundi i ditës nesër, gjatë natës dhe të shtunën do të ketë ndryshim të motit kur do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme lokale, bubullima dhe erë të fortë. Të dielën në orët e paradites do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale shiu dhe do të fryjë erë e fortë veriore e cila do të shkaktojë ulje të temperaturave gjatë ditës. Nga e hëna do të ketë rënie të ndjeshme si të temperaturave të mëngjesit ashtu edhe të ditës.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Shtator, 2022 07:26