Sot 7 raste të reja me COVID-19 në Gostivar

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 13 Tetor, 2020 14:48

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 680 testime për koronavirus, ndërsa 80 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-54, Tetovë-3, Veles-4, Kavadar-2, Gostivar-7, Kriva Pallankë-1, Koçan-3, Vinicë-2, Dellçevë-1 dhe Shën Nikollë-2.

Kanë ndërruar jetë edhe tre pacientë: një nga Shkupi (48-vjeç), një nga Struga (78) dhe një nga Strumica (68).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 97 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 21.193, prej të cilëve 16.397 janë shëruar, ndërsa 800 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive për momentin është 3.996.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 13 Tetor, 2020 14:48