Sondazhi i Gostivari Sot, shpallet personazhi i vitit në Gostivar | TABELA

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Dhjetor, 2022 13:03

Si çdo fundvit, Portali Informativ Gostivari Sot organizon sondazh për përzgjedhjen e personazhit të vitit për arritje në karrierë.

Pasi viti 2022 ishte vit me shumë suksese për të shumë të rinjë gostivar, edhe sondazhi u dedikohet atyre.

Kriteri i selektimit ka qenë suksesi i arritur brenda vitit 2022.

Në listën e krijuar nga redaksia u përfshinë:

Viti 2022 pa dyshim që ishte vit shumë i sukseshëm për Andi Ismailin. Gjatë muajt shtator Andi u shpall fitues në Kampionatin Evropian të baletit modern që u mbajt në Shkup, dhe ku morën pjesë 2000 valltarë nga 22 vende nga Unioni Evropian. Pa kaluar katër muaj, fitoi edhe dy çmime të jashtëzakonshme në Slloveni ku u shpallët kampion botëror, kategoria Jazz dhe njëkohësisht edhe kampion bote në vallëzimin modern. Kujtojmë që Andi Ismaili pranoi edhe mirënjohje nga komuna e Gostivarit.

Talentja nga Gostivari, Hana Qazimi arritu të fiton vendin e parë në garat shtetërore në Kimi që u mbajt brenda vitit 2022.

Lina Demiri po ashtu ndriçoi brenda vitit që po lejmë pas me sukseset e veta. Ajo ka marrë vendin e parë për këndim në një festival në Romë të Italisë. Është 13-vjeçare, por ka disa talente. Për zemër e ka muzikën, kurse merret me pikturë. Thotë se kënga i fle në zemër dhe kur të rritet synon të bëhet një këngëtare. Deri tani ka fituar 50 çmime dhe ftesa ndërkombëtare.

Mineta Selimi po ashtu fitoi çmimine e parë në gara ndërkombëtare në gjuhë Gjermane.

Edhe karateisti Isa Elmazi vazhdoi edhe gjatë vitit 2022 me trofetë e veta në karrierën e tij të begatshme, edhe pse, në moshë të re. Isa Elmazi garues i KK Fati reprezentues i Maqedonisë së Veriut, 12 vjet Kategori, Kuite -47 kg u shpall kampion ballkanik duke kapur vendin e parë në kampionatin ballkanik që po mbahet në Boegrad të Sërbisë. Në garë ndërkombëtare “Ulqini Open 2022” Isa Elmazi doli fitues në kategorinë -42 kg pë garuesit e lindur në vitin 2010. Isa Elmazi, po ashtu fitoi medaljen e artë në kategorinë 52 kg në kampionatin shtetëror i karatesë për senior në Shkup.

Sigurojmë që redaksia nuk ka qasje tek rezultati i sondazhit qe realizohet permes aplikacionit YOP POLL. Rezultatet e votimit 24 orësh janë me sa vijojnë:

Andi Ismaili: 39.97% të votave

Hana Qazimi: 36.01% të votave

Lina Demiri: 9.66% të votave

Mineta Selimi: 8.35% të votave

Isa Elmazi: 6.00% të votave

LINK

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Dhjetor, 2022 13:03