Sondazh i ri: BDI 6 %, ASH 2.9%, Besa 2.2%, Alternativa 0.9%

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Dhjetor, 2022 11:23

Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) ka realizuar një anketë të shkurtër telefonike në periudhën 11-14 dhjetor 2022 me 1117 të anketuar në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Në anketë, qytetarët shprehën qëndrimet e tyre për mbështetjen e tyre ndaj partive politike dhe politikanëve, si dhe për çështje të caktuara aktuale. Për të ruajtur rëndësinë dhe paanshmërinë e hulumtimit, u krijua një pyetësor i paanshëm dhe objektiv, mbi bazën e të cilit më vonë u krye anketa.

Hulumtimi është realizuar duke përdorur mostrën e rastësishme e cila ishte përdorur për të ruajtur përfaqësimin e popullatës në Republikën e Maqedonisë. Në të janë vërejtur specifikat demografike të popullsisë si struktura gjinore, grupmosha, niveli arsimor dhe përkatësia etnike, me një ndarje të përshtatshme të të anketuarve sipas vendbanimit dhe njësisë zgjedhore, ku Shkupi është marrë si subjekt i veçantë për shkak të veçorive të saj. Hulumtimi është kryer për nevojat e IPIS-it për të analizuar rejtingjet e partive.

Mbështetje më të madhe për momentin te qytetarët ka opozitarja VMRO-DPMNE për të cilën do të votonin 19.7 për qind, për LSDM-në 12.9 për qind, për BDI-në 6 për qind, ndërsa 24.9 për qind për asnjë parti politike.

Mes politikanëve rejting më të madh ka kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me mbështetje prej 13 për qind, para Ali Ahmetit me 6.2 për qind, dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski me 5.2 për qind. Presidenti Pendarovski ka mbështetje prej 2.6 për qind, rejting të njëjtë kanë edhe ish kryeministrat Nikolla Gruevski me 2 për qind, dhe Zoran Zaev me 1.7 për qind, ndërsa Branko Cërvenkovski me 1.6 për qind.

Sipas anketës së IPIS, 47.2 për qind e qytetarëve nuk besojnë te asnjë politikan.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Dhjetor, 2022 11:23