Skandaloze, mediat ftohen në aktivitete të institucioneve me “email” partiak

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Shtator, 2022 09:49

Skandaloze, mediat ftohen në aktivitete të institucioneve me “email” partiak

Mediat ftohen të ndjekin aktivitetet e institucioneve përmes “emaileve” partiake. Kjo ndodhi me partinë Alternativa dhe drejtorin e  Qendrës Sociale në Shkup që vjen nga kjo parti, përcjell Flaka

“Ju fotojmë që ta ndiqni hapjen solemne të Qendrës Sociale për Komunen e Sarajit. Hapja do të bëhet me 30.09.2022 në ora 12.00 në Objektin e Komunës së Sarajit. Ju faleminderit parapakisht! Liridon Baftiu,
Drejtor i Qendrës Sociale – Shkup”, qëndron në informatën e dërguar në redaksi nga emaili i Alternativës: kontakt@alternativa.mk.

Raste të tilla po përsëritet në vazhdimësi. Ditë më parë nga emaili zyrtar i komunës së Çairit u dërgua kumtesa politike nga i ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit”.

Rastet e tilla tregojnë për implikimin e partive respektivisht institucioneve në aktivitete të ndërsjella parti – institucion, duke politizuar institucionet publike. Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Shtator, 2022 09:49