Skandali me vjedhësin serik, përgjigjen nga Gjykata themelore e Gostivarit | DOKUMENT

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Nëntor, 2022 12:12

Skandali me vjedhësin serik, përgjigjen nga Gjykata themelore e Gostivarit | DOKUMENT

Ende pa epilog skandali dhe vjedhësit serik në rajonin e Gostivarit, Idajet Ahmedi nga Banjica e Poshtme e Gostivarit dhe shtetasi i Republikës së Shqipërisë, Robert Kolaveri. Nuk dihet ende se kush pengon fuqizimin e fletarrestit ndaj Iajet Ahmedit, i cili edhe pse i dënuar me 3 vite burgim për kryerjen e veprës “Vjedhje e rëndë”, ka arritur të lëviz lirshëm për gati 1 muaj, madje edhe të udhëton në Gjermani dhe të merr leje qëndrimi atje, shkruan Agjencia e lajmeve Flaka

Nga Gjykata themelore e Gostivarit i janë përgjigjur pyetjes së redaksisë se pse nuk është bërë i plotfuqishëm akt vendimi për dënimin e personit në fjalë. Pyetjes i është përgjigjur kryetari i Gjykatës, Eljesa Aliji. 

Në përgjigjen e tij, Aliji thekson që vendimi i gjykatës është i plotfuqishëm dhe se në procedurë e sipër është përmbarimi i sanksonit të caktuar nga gjykatësi i rastit. 

“Në lidhje me kërkesën tuaj e cila ka lidhje me procedurën penale kundër personit Idajet Ahmedi nga Gostivari me numër lënde K.Nr 247/21 ju njoftojmë që verdikti K.Nr 247/21 nga data 22.06.2021 e Gjykatës themelore të Gostivarit është e plotfuqishme dhe ndaj të njëjtit është inicuar për përmbarimin e sanksonit dhe në rrjedhë është procedura për zbatim të vendimit të plotfuqishëm”, thuhet në përgjigjen me shkrim të kryetarit të Gjykatës themelore të Gostivarit, Ejesa Aliji. 

Pa qartësi të shumta po lindin rreth rastit të denoncuar në Agjencinë e lajmeve Flaka e që ka tronditur opionin publik. 

Burime tona nga Policia e Gostivarit thonë që në këtë institucion nuk ka arritur vendimi i plotfuqishëm i gjykatës, për atë edhe nuk ka një fletarrest aktiv ndaj personave që kryen 57 vjedhje në rajonin e Gostivarit. Flaka mëson që personi i dytë, Robert Kolaveri po vuan dënimin me burg në shtetin nga vinte, pra në Shqipëri. 

Agjencia e lajmeve Flaka do të këron përgjigje nga SPB – Tetovë për të verifikuar informacionin nëse ka arritur atje dokumenti me të cilin është fuqizuar vendimi për dënim me burg dhe nëse është shpallur fletarrest ndaj banorit të Gostivarit, Idjaet Ahmedi. 

Ky i fundit, edhe pse i dënuar me tre vite burg arriti të lëvizte i lirë edhe nëpër kufqinjt e shtetit, madje edhe të fiton leje qëndrimi në shtetit gjerman. 

Fundi i pjesës së katërt; Në vazhdim do të shpalosen pyetjet e drejtuara deri tek Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, për të verifikuar informacionin nëse ka një fletarrest aktiv ndaj personit, Idajet Ahmedi. 

LEXO RRETH LAJMIT:

Vjedhësi serik. Si po kyeshin grabitjet dhe ku përfundonin gjësendet e vjedhura?

Grabiti 57 familje dhe u dënua me 3 vite burgim. U largua nga shteti dhe jeton në Gjermani!

U kap nga Policia dhe u dënua nga Gjykata, vjedhësi serik vazhdon të lëvizë i lirë

Padi penale për dy persona për mbi 50 vjedhje në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Nëntor, 2022 12:12

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...