Sivjet Gostivari do të jetë nikoqir i garave të shkollave të mesme profesionale “Massum 2023”

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 4 Maj, 2023 09:29 Updated

Sivjet Gostivari do të jetë nikoqir i garave të shkollave të mesme profesionale “Massum 2023”

Këtë vit qyteti i Gostivarit është nikoqir i garave të shkollave të mesme në nivel republikan, ndërsa organizatore së bashku me SEOU është shkolla jonë SHMTK Gostivar, njofton Gostivari Sot

MASSUM 2023 – Shoqata e të rinjve të shkollave të mesme profesionale të Maqedonisë – Takimi arsimor janë gara të shkollave të mesme ku nxënësit kanë mundësi të tregojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre në 14 kategori dhe të prezantojnë profilet e tyre arsimore në stenda që do të vendosen në Kalanë e Vardarit në Gostivar. Aktiviteti do të zhvillohet me 5 dhe 6 Maj në Gostivar.

Në ceremoninë e hapjes së garave në amfiteatrin e qytetit do të drejtohen kryetari i komunës Arben Taravari, ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, drejtori i QAMT Sherif Miftari, drejtori i shkollës së mesme teknike komunale, Besir Saliu ai i shkollës ekonomike Mihajlo Gjinoski dhe përfaqësues të tjerë.

Pas hapjes do të vizitohen stendat e shkollave dhe do të fillojnë garat.

Aktivitetet sportive do të zhvillohen në sallën sportive Rinia, ndërsa në Shtëpinë e Kulturës sfilata, kategoritë muzikore dhe shfaqjet teatrore.

Nxënësit do të konkurrojnë në këto kategori: intervistë për punë, fjalim publik, fotografi, faqe interneti, band dhe këndim solo, video reklamë, film, poezi, ping pong, basketboll e tjerë. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 4 Maj, 2023 09:29 Updated