Siguria publike lë shumëçka për të dëshiruar!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Dhjetor, 2022 11:50

Dje (28-dhjetor) në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 12:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë në rajonin Tetovë-Gostivar kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për përmirësimin e sigurisë publike në zonën e SPB Tetovë.

Në Gostivar është kryer aksion kontrollues për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar. Njëkohësisht janë konstatuar 8 shkelje jashtë vendbanimit me tejkalim të shpejtësisë mbi 30 kilometra në orë, si dhe 1 shkelje tjetër.

Për shkelësit janë përgatitur urdhërpagesa përkatëse.

Ndërkaq, në Tetovë nga ora 11:00 deri në ora 15:00 janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për kundërvajtje që i kryejnë këmbësorët në komunikacion, gjatë të cilave janë konstatuar 11 kundërvajtje, prej të cilave pjesa më e madhe, përkatësisht 10 kundërvajtje për kalim të rrugës jashtë vendkalimeve të shenjuara për
këmbësorë.

Gjithashtu, janë konstatuar edhe 9 lloje të tjera shkeljesh, të cilat janë rrumbullakosur me gjoba përkatëse të përcaktuara me ligj.

SPB Tetovë edhe një herë apelon tek shoferët dhe këmbësorët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret
ligjore në komunikacion. K[shtu që drejtuesit e mjeteve të rregullojnë shpejtësinë e tyre sipas kushteve të
rrugës, t’i japin përparësi këmbësorëve, ndërsa këmbësorët nuk duhet të kalojnë rrugën jashtë
vendkalimeve të shënuara të këmbësorëve, pasi këto dy shkelje janë shkaku më i zakonshëm i aksidenteve të rënda rrugore. FrontPage.MK

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 29 Dhjetor, 2022 11:50