Siguria e shkollave, bashkëpunim ndërinstitucional në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Tetor, 2022 16:50

Komuna e Gostivarit, policia dhe drejtorët e shkollave të Gostivarit, në debatin e sotëm për sigurinë nëpër shkolla, sollën konkluzion të përbashkët se nuk ka ndonjë rrezik të madh për nxënësit dhe se ka rënë dukshëm dhuna. Kjo ka ardhur falë projekteve të shumta dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm mes institucioneve në fjalë.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari shprehu keqëardhje që kryeshefi i SPB-Tetovë, Amir Dalipi dhe shefi i policisë së Gostivarit, Basri Veseli, munguan në këtë takim kaq të rëndësishëm por pavrësisht kësaj, tha se Komuna do të vazhdojë të bashkëpunojë pasi qëllim ka që të gjitha proceset arsimore të rrjedhin siç duhet.
Drejtorët e shkollave të Gostivarit kërkuan patrullime më të shpeshta në afërsi të shkollave, ndërsa përgjigja e policisë ishte se siç kanë qenë deri më tani edhe në të ardhmen do jenë 24 orë në shërbim të shkollave.

Në debat u ngrit edhe shqetësimi se Gostivarit i mungojnë policë, dhe se numri i tyre pritet të plotësohet me konkursin e ri.


Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Tetor, 2022 16:50