Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Femina
  • Si duhet të ushqeheni dhe çfarë duhet të kufizoni pas lindjes me operacion

Si duhet të ushqeheni dhe çfarë duhet të kufizoni pas lindjes me operacion

Periudha e shërimit: pas operacionit, pacientja qëndron në maternitet rreth tri ditë.

Pasi keni qëndruar disa orë në dhomën e paslindjes, ka shumë mundësi që t’ju lëvizin në një dhomë në pavijonin e lindjeve, shkruan libri  ‘Udherrefyes per nje shtatzeni te shendetshme’.

Gjatë 24 orëve të ardhshme, mjeku dhe infermieret do të mbajnë nën mbikëqyrje të dhënat tuaja jetësore, gjendjen e plagës, sasinë e urinës dhe atë të hemorragjisë që mund të keni pas lindjes, transmeton lajmi.net.

Periudha e shërimit: pas operacionit, pacientja qëndron në maternitet rreth tri ditë. Disa mund të dalin edhe dy ditë pas operacionit.

Gjatë qëndrimit në maternitet, por edhe kur të ktheheni në shtëpi, është e rëndësishme që të kujdeseni për veten, që të mëkëmbeni sa më shpejt. Pjesa dërrmuese e grave e marrin veten nga operacioni me shumë pak ose asnjë problem.

Dhimbjet. Në maternitet do t’ju japin qetësues për dhimbjet. Ndoshta nuk ju pëlqen ideja që pas operacionit të merrni mjekime, veçanërisht nëse keni vendosur që ta ushqeni foshnjën me gji, por pasi t’ju dalë anestezia, është e rëndësishme të merrni qetësues për dhimbjet, që të jeni sa më të qeta.

Qetësimi është thelbësor gjatë ditëve të para kur plaga nis të shërohet. Nëse ka ardhur koha të dilni nga materniteti, por ndieni ende dhimbje, mjeku mund t’ju rekomandojë disa qetësues, të cilët mund t’i merrni edhe në shtëpi.

Ushqyerja. Orët e para pas operacionit, mund të mbani në gojë vetëm ndonjë copë të vogël akulli ose të pini disa gllënjka ujë. Menjëherë pasi aparati tretës të fillojë të punojë normalisht, mund të pini më shumë lëngje dhe ndoshta të konsumoni disa ushqime që treten lehtë.

Do të jeni gati të filloni të hani, kur të keni gazra. Kjo tregon se aparati tretës po ripërtërihet dhe po fillon të punojë sërish.

Kufizimet. Gjatë javës së parë pas operacionit, është e rëndësishme që të mos bëni asgjë tjetër, por të kujdeseni vetëm për veten dhe foshnjën e porsalindur.

-Mos ngrini pesha të rënda dhe mos u merrni me punë që ushtrojnë peshë mbi plagë. Mos harroni që kur të lëvizni ta mbani barkun me dorë. Mbajeni trupin drejt dhe plagën me dorë sa herë që të bëni ndonjë lëvizje që mund ta tronditë atë, si për shembull kur kolliteni, teshtini apo qeshni. Kur të ushqeni fëmijën, përdorni jastëkë apo peshqirë për t’u mbështetur.

– Merrni mjekime sipas nevojës. Mjeku mund t’ju rekomandojë acetaminofen (tylenol dhe qetësues të tjerë) për lehtësimin e dhimbjeve. Nëse jeni kaps apo lëvizjet e zorrëve shoqërohen me dhimbje, mjeku mund t’ju rekomandojë një stimulues për jashtëqitjen apo një laksativ të lehtë, që blihet pa recetë, siç është edhe “Milk of magnesia”.

– Pyesni mjekun se çfarë duhet apo nuk duhet të bëni. Ju mund të ndiheni shumë të lodhura, ndaj

Mos u sforconi! Jepini kohë vetes që të shëroheni plotësisht. Në fund të fundit, s’ka kaluar shumë kohë që kur keni dalë nga materniteti. Shumica e grave, sapo ndihen pak më mirë, e kanë shumë të vështirë të qëndrojnë shtrirë dhe pa lëvizur.

-Mos i jepni makinës derisa të lëvizni lirshëm këmbët dhe bustin. Ndonëse disa gra e marrin veten më shpejt se disa të tjera, nuk duhet t’i japin makinës për dy javë.

-Mos kryeni marrëdhënie seksuale. Mos bëni seks deri kur t’ju thotë mjeku. Normalisht, nuk duhet të kryeni marrëdhënie katër deri në gjashtë javë pas operacionit. Ndërkohë, nuk është e thënë që të hiqni dorë nga intimiteti. Kaloni sa më shumë kohë me partnerin, qoftë edhe disa minuta në mëngjes ose në mbrëmje, pasi foshnjën ta ketë zënë gjumi.

– Mund të filloni të ushtroheni, kur t’jua lejojë mjeku. Merreni sa më shtruar. Noti dhe ecja janë zgjedhje shumë të mira. Javën e tretë ose të katërt pas daljes nga materniteti, ka mundësi t’i ktheheni veprimtarisë normale në shtëpi. 

Continue Reading

Previous: Gratë në shkencë: Rastet kur meritat ua “vodhën” burrat
Next: Flluskat e lëkurës/ Si t’i trajtoni me këshillat e duhura

Të ngjashme

auto_f5aecd5c8da7300fc6d57f1ed01613849752 10 produkte bukurie që Dermatologët rekomandojnë të mos shpenzoni para në to

10 produkte bukurie që Dermatologët rekomandojnë të mos shpenzoni para në to

auto_ENTJFTKXLBBARHLGFX6P5RVW3E-e1593265867313-790x496-1-780x4391613850320 Banjë e akullt apo dushi i ngrohtë-ftohtë: a ka dobi?

Banjë e akullt apo dushi i ngrohtë-ftohtë: a ka dobi?

auto_maxresdefault-5-750x3751613850324 Qimet e padëshiruara mund t’i largoni me vetëm dy përbërës

Qimet e padëshiruara mund t’i largoni me vetëm dy përbërës


TË FUNDIT

30-5-1024x576 Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

90-1170x658 Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

blerim0-1-1170x658 Gostivar, interesim i ulët nga të moshuarit për t’u vaksinuar kundër Covid 19

Gostivar, interesim i ulët nga të moshuarit për t’u vaksinuar kundër Covid 19

10871149-E34D-4DDE-AF0A-3DA27C5A521C Lëshohet në përdorim spitali modular në Gostivar

Lëshohet në përdorim spitali modular në Gostivar

951543AF-CD05-4398-AA78-92242A724509 Ndërron jetë doajeni Rizvan Sinani

Ndërron jetë doajeni Rizvan Sinani

moti-696x406 Sot moti për shëtitje në natyrë

Sot moti për shëtitje në natyrë

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

policija Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.