Shumë parregullësi në komunikacion

Dje në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, është krye aksion kontrollues lidhur me shkeljet që kryejnë këmbësorët dhe sjelljen e tyre në komunikacion, njofton Gostivari Sot
“Gjatë kontrollit, gjithsej 43 shkelje janë zbuluar dhe sanksionuar në mënyrë adekuate ligjore (TE-32 dhe GV-7). Përveç këtyre, janë konstatuar dhe sanksionuar edhe 55 llojet e tjera të shkeljeve (TE- 32 dhe GV-23)”, njoftuan nga Policia.
Për të gjith shkelësit-këmbësorë janë përgatitur parashtresa adekuate dhe ata do të përballen me
sanksione dhe gjoba të parashikuara me ligj, të cilat të cilat janë 30 euro në kundër vlerë të denarit.
“Dje gjithashtu kanë vazhduar aktivitetet për rend dhe siguri më të madhe me parkim, kështu që në tetovë janë sanksionuar, 12 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme ose të gabuar dhe të njëjtat janë marra nga shërbimi “merimanga” Tetovë, kurse në Gostivar janë konstatuar gjithsej 4 automjete, gjegjësishtë shkelje të tilla. Kryesisht
bëhet fjalë për automjetet e parkuara në zonat qendrore të të dy qyteteve kryesisht në të ashtuquajturat “rreshta të dyfishtë”, të cilat pengonin lëvizjen normale dhe të sigurt të pjesmarësve tjerë në trafik”, njoftojne nga Policia. Gostivari Sot