Skip to content

GOSTIVARI SOT

Primary Menu
  • Aktuale
  • Gostivari
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Revista
  • Kuriozitete
  • Plus
  • Home
  • Maqedoni
  • Shumë aksidente me kafshë në autostradën Tetovë-Gostivar

Shumë aksidente me kafshë në autostradën Tetovë-Gostivar

Shumë aksidente me kafshë në autostradën Tetovë-Gostivar. Vozitësit ankohen, ndërsa autoritetet thonë se kafshët në autostradë dalin për shkak të dëmtimit të telit rrethues nga ana e bujqve.

“Për pasojë të mungesës së telave mbrojtëse në disa pika kyçe në autostradën Tetovë Gostivar dhe anasjelltas, ndodh që, kafshë të këtilla, të përfundojnë në rrugë dhe të shkaktojnë aksidente të cilat, shpesh përfundojnë tragjikisht”.

Rastet më të shpeshta paraqiten në pikat e hyrje daljeve të autostradës. Vozitësit ankohen se, nuk ka as kontrolle të shpeshta nëpër autostradë, që të paktën të largohen kafshët e ngordhura.

“Kjo ndodh shumë shpesh. Vërtetë kjo autostradë kushtet e sigurisë i ka shumë të dobëta. Para ca kohe kam pa edhe kuaj në rrugë që rrezikojnë jetët e banorëve. Urgjentisht duhet të merren masa, siguria është shumë e ulët”.

“Ndodh që dalin kafshët. Qen ka, ka rrezik kjo. Ka mundësi edhe t`i vjedhin telat por edhe nuk i rregullojnë”.

Organet e rendit thonë se kafshët dalin për shkak të dëmtimit të telit rrethues nga bujqit por edhe tregtarët e hekurit. Nga policia e Tetovës apelojnë që rastet e tilla t’i paraqesin në patrullën e parë policore

Kjo paraqet jo një por tre vepra penale. E para është vjedhje, e dyta dëmtim i pronës publike dhe e treta është shkaktim i rrezikut të përgjithshëm – deklaroi Fatmir Rexhepi. Zëdhënës i SPB Tetovë.

Përndryshe, vetëm vitin e kaluar, në autostradën Tetovë Gostivar, janë vjedhur më se 150 metra tel, me çka nga SPB Tetovë, është ngritur edhe padi penale.

Bashkim Sulejmani – Alsat

Continue Reading

Previous: Moti me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut
Next: Xhaferi: Në situata të jashtëzakonshme kemi ligje rezervë

Të ngjashme

Venko-Filipce-1024x609 CoVid-19, gjatë këtij muaj nis imunizimi i popullatës

CoVid-19, gjatë këtij muaj nis imunizimi i popullatës

4BC6EED6-A606-4168-A71A-5CED9CC45FC2 Përleshje e armatosur në Shkup, dy persona mbeten të vrarë

Përleshje e armatosur në Shkup, dy persona mbeten të vrarë

nikollovski Nikollovski: Nuk shoh ndonjë përfitim konkret nga grafa e përkatësisë etnike

Nikollovski: Nuk shoh ndonjë përfitim konkret nga grafa e përkatësisë etnike

info@gostivarisot.mk | marketing@flaka.com.mk

++389 72 30 30 36 | +389 70 70 90 80

  • Për ne
  • Kontakt
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.