Shuhet profesor Milaim Fejziu

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shkurt, 2023 20:34

Shuhet profesor Milaim Fejziu

Në moshën 77 vjeçare ka ndërruar jetë profesor Milaim Fejziu, kryetari i parë i senatit të Universitetit të Tetovës, njofton Agjencia e lajme Flaka

“Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të profesor Milaim Fejziut na trondi thellë.Të pikëlluar për humbjen e profesorit, mikut tonë, vëllaut tonë, atdhetarit, ikonës së arsimit sipëror në Maqedoninë e Veriut – thmeluesit të Universitetit të Tetovë, veprimtarit, aktivistit, nënkryetarit të Lidhjes Shqiptare në Botë, Kryetarit të Shoqatës për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Maqedoni të ndjerit prof Milaim Fejziu”, shkruan Shpend Bajrami, kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë – Kuvendi për Maqedoninë e Veriut.

E nderuar familja Fejziu, vijon kumtimi, pranoni ngushëllimet e sinqerta nga unë personalisht si Kryetar dhe nga Kryesia e Lidhjes Shqiptare në Botë – Kuvendi për Maqedoninë e Veriut!

“Profesor Milaim Fejziu, miku ynë i dashur u prehtë në paqe! I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, shkruan Bajrami.

Profesori universitar Milaim Fejziu që nga themelimi i Universitet të Tetovë e deri në vitin 2001, ka qenë si kryetari parë i senatit të këtij universiteti. 

Po ashtu, nga viti 1990 deri në vitin 2002 ka ushtruar postin e kryetarit të Forumit për të drejtat e njeriut. 

Pas pluralizmit politik në vend, Milaim Fejziu ka qenë i angazhuar në politikë në Bashkimin Demokratik Kombëtar të Hysni Shaqirit, si sekretar i partisë për marrëdhënie me jashtë. 

Libri “Themelimi i Universitetit të Tetovës”, mban autorsinë e tij dhe u promovua në prill të vitit 2018 në po këtë tempull të diturisë.

Në vitin 2017 u shpall qytetar nderi i komunës së Gostivarit nga kryetari i atëhershëm Nevzat Bejta.

Ka qenë drejtpërdrejt i angazhuar edhe në asociacionin kombëtar, Lidhja Shqiptare në Botë dhe shumë aktivitete dhe organizimet të tjera sociale dhe kombëtare. Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shkurt, 2023 20:34