Shtetase nga Rusia, Ukraina, Serbia dhe Shqipëria dëbohen nga vendi. Punonin ilegalisht në kafene!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Prill, 2023 10:04

Nga MPB bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme policia në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës ka kryer kontrolle në dy lokale të Ohrit ku janë gjetur 12 shtetase të huaja, disa prej të cilave nuk ishin lajmëruar për vendqëndrimin e tyre.

Si rrjedhojë, me urdhër të gjykatës 5 shtetase janë dëbuar nga Maqedonia.

“Gjatë kontrollit janë hasur 12 shtetase të huaj nga Rusia, Ukraina, Serbia dhe Shqipëria, pesë prej tyre pa vendbanim të regjistruar në vend. Parregullsi janë konstatuar edhe nga Inspektorati Shtetëror i Punës, për çka do të ketë sanksione”, thonë nga MPB duke shtuar se 5 shtetaset janë dëbuar nga shteti të njëjtave u janë shqiptuar gjoba me urdhër të gjykatës.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Prill, 2023 10:04