Shtëpia e Shëndetit në Gostivar pranoi donacion një auto ambulancë

Instituti Publik Shëndetësor – Shtëpia e Shëndetit në Gostivar, sot pranoi donacion një auto-ambulancë që u sigurua nga shteti gjerman përmes Qendrës Evropiane për Zhvillim, Tolerancë dhe Bashkëpunim me seli në Gostivar, raporton Gostivari Sot
Me qëllim që të mbështesë Republikën e Maqedonisë Veriore në ballafaqimin me pandeminë nga Covid 19 dhe ndihmë të drejtpërdrejtë për qytetarët, Ambasadorja Anke Holstein nënshkroi marrëveshje donacioni me Valbon Limani, projekt koordinator i OJQ “Qendra Evropiane për Zhvillim, Tolerancë dhe Bashkëpunim” për nevojat e ISHP Qendra Shëndetësore Gostivar.
“Që në filim dëshiroj të shpreh faleminderime për iniciatorët dhe donatorët e auto-ambulancës që ne si IPSH Shtëpia e Shëndetit në Gostivar sot po e pranojmë. Faleminderojmë shtetin dhe shoqërinë gjermane që përmes buxhetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë e mundësoi këtë donacion. Faleminderojmë shoqatën jo qeveritare “Qendra Evropiane për zhvillim, tolerancë dhe bashkëpunim”, dhe Valbon Limanin si projekt koordinator, për këtë iniciativë shumë të dobishme për ne. Po ashtu, faleminderojmë Pushtetit Lokal për mbështetjen logjistike”, u shpreh drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Jamin Sinani.
“Dihet që auto-ambulanca është e nevojshme për transport mjekesorë. Në periudhën në të cilën gjendemi për shkak të pandemisë Sars-CoV-2 që ka përfshirë të gjithë globin, donacionet e tilla janë më se të nevojshme për të qenë sa më të përgatitur në menaxhimin e kësaj situate. Është ky një donacion shumë i rëndësishëm për ne, do të thoja, në vendin dhe kohën e duhur. Andaj, edhe një herë i faleminderoj të gjitha palët që mundësuan arritjen e kësaj auto-ambulance si donacion për institucionin tonë.
Transporti i mjekësorë i ambulancës është një lloj shërbim shpëtimi. Është një auto-ambulancë e pajisur në bazë të standardeve dhe ne si drejtori e IPSH Shtëpia e Shëndetit në Gostivar, pasi të kryejmë procedurat e regjistrimit, do ta vendosim në shërbim të pacientëve”, tha Sinani.
Mbështetja financiare nga Projektet e Vogla nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë synon nxitjen e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të vendit nikoqir.
Institucionet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut mundeshin t’i përdorin këto fonde për të blerë pajisje mjekësore dhe ambulanca.
Auto ambulanca është e markës Wolfsagen Kraft me vlerë 38,331 euro. Gostivari Sot