Shqetësuese: Epidemi nga goditjet në tru, pacienti më i ri është vetëm 14 vjeç

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Tetor, 2022 19:52

Epidemi e goditjes në tru në Maqedoni. Vitin e kaluar janë raportuar 25,000 raste. Mjekët paralajmërojnë se kufiri i moshës po ulet, pacienti më i ri në Klinikën e Neurologjisë është një adoleshente 14-vjeçare. Më vështirë kalojnë personat të cilëve goditjen në tura ua shkakton Covidi, përcjell FLAKA.

“Vetë Covid-i lë pasoja afatgjata, komplikime, duke përfshirë goditjet në tru, tek këta pacientë ato goditje janë më të rënda dhe fatkeqësisht përfundojnë fatalisht”, tha Prof. Dr.Anita Arsovska nga Klinika e Neurologjisë.

Njohja e hershme e simptomave dhe ndihma mjekësore në kohë janë kyçe në trajtimin e kësaj sëmundjeje të rëndë, por pacientët me goditje në tru nga mbarë Maqedonia marrin terapi trombolitike vetëm në Shkup. Ajo jepet vetëm në 3 deri në 4 orët e para pas goditjes në tru. Për shkak të mungesës së stafit dhe ambulancave në disa qytete nga pjesa e brendshme, jo të gjithë pacientët mund të mbërrijnë në kohë në Klinikë ose në “8 ShtatorI”. Këtë si problem e theksuan drejtorët e qendrave shëndetësore nga rajoni i Vardarit dhe Pellagonisë në takimin e sotëm me ministrin Bekim Sali.

“Disa theksuan se kanë mungesë të stafit, disa kanë mungesë automjetesh. Ne paraprakisht kemi kërkuar donacion të veturave nga një shtet mik për një numër më të madh automjetesh dhe tashmë janë përgjigjur pozitivisht dhe presim që së shpejti të ndërmerren hapat përfundimtarë”, tha Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

Kontrollet e rregullta të presionit të gjakut, sheqerit dhe yndyrës në gjak, aktiviteti fizik dhe një dietë e shëndetshme, sipas mjekëve, mund të parandalojnë një goditje në tru deri në 90 për qind. FLAKA

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Tetor, 2022 19:52