Shpirti i Arbërit dhe shpirti i Skenderbeut!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 9 Maj, 2023 10:02

Shpirti i Arbërit dhe shpirti i Skenderbeut!

Opinion / Driton Zenku

Fjalori, doktrinat dhe veprimi politik janë diskurse dhe lëkundje koherente. Varësisht nga monemtumi poentohet dhe merren veprime të caktuara. Këtë e vërtetojnë teoritë më të rëndësishme të politikës, ato që ndryshuan rrjedhën e ngjarjeve, emrat e sundimtarëve, format e qeverisjes, kufinjtë e shteteve dhe besimeve.

Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa ne një prononcim publik shtoi vëmendjen kur tha që nuk e dinë se sa ka qetësi shpirti i Arbën Xhaferit, që pasuesit e tij i shpëtuan karierat politike të lojtarëve të Ali Ahmetit. Një manovim i tij politik për të shënjestruar Aleancën për Shqiptarët me hyrjen në qeveri.

Në shikim të parë, deklarata e tij mund të kuptohet dhe mund të arsyetohet derisa flasim për politikë. Nëse thellohemi në anlalizë se kush dhe kur e tha, mund të nxjerrim konkluzione plotësuese e përmbajtësore.

Këtë deklaratë e tha një ish ministër i një kabineti qeveritar me pjesëmarrje të partive të njejta politike, BDI e LSDM. Këtë deklaratë e tha zyrtari i Lëvizjes Besa e cila parti në zgjedhjet e fundit parlamtetare të vitit 2019 theu tabutë dhe bëri koalicion parazgjedhor me një parti maqedone, LSDM, dhe pastaj për të bashkëqeverisur me këtë parti dhe me BDI me deputetë nga lista e përbashkët me LSDM. Këtë deklaratë e tha zyrtari i një partie që në zgjedhjet e fundit lokale bashkëpunoi dhe ka koalicion në nivel lokal me VMRO-DPMNE në Tetovë. Këtë e tha përfaqësuesi i një partie politike që tentoi të krijon shumicë të re parlamentare me VMRO-DPMNE, Alternativën, Aleancën dhe Levicën. Këtë e tha një përfaqësues i partisë poliike që për këto nëntë vite të funksionimit bashkëpunoi me LSDM, ASH, BDI, VMRO-DPMNE dhe të majtën e Apasievit. Këtë e tha një zyrtar i një partie që po shkryen akullin me një parti tjetër që lindi si fraksion i Lëvizjes Besa, Alternativa.

Këtë e tha njeriu i partisë që mban epitetin e madh shqiptarar “Besa”. Besëlidhja e Lezhes, Besa besë e shqiptarëve. Parashtrohet pyetja se si ndihej shpirti i Skenderbeut, shpirti i Ismail Qemalit, shpirti i Adem Jasharit, shpirti i heronjëve dhe martirëve të kombit kur Lëvizja Besa u besatua me Zoran Zaevin dhe LSDM për koalicion parazgjedhor. Si ndihej shpirti i tyre kur Lëvizja Besa hyri në koalicion dhe bashërendon me VMRO-DPMNE për një kohë të gjatë.

Arjanit Hoxha ngeu shqetësimin se si ndjehet shpirti i Arbër Xhaferit pse ASH dhe PDSH qenkan në bashkëqeverisje me BDI, parti që edhe Lëvizja Besa bashkëqeverisi deri para dy vitesh. Flet përfaqësuesi i një partie, lideri i së cilës, Bilall Kasami më herët kishte qenë anëtar dhe zyrtar i lartë i BDI-së.

Është e kuptueshme deklarata e tij për poentim politik, për politikë ditore, por të kërkohet sinqeritet, kohezion dhe moralal politik mbi këtë deklaratë të tij, është njejtë sikur të kërkosh moral e besnikri te një prostitutë e rrugëve.

Arjanit Hoxha është relativisht i ri në moshë por i skalitur në politikë që nga PPD, pastaj Demokracia e Re dhe deri te Lëvizja Besa. E Lëvizja Besa në 10 vite të funksionimit, ka provuar të qeverisë gati me të gjitha partitë politike, qofshin shqiptare apo maqedone. Prandaj, deklarata mund të bëhen por ka shumë rëndësi të shihet se nga kush deklarohen.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 9 Maj, 2023 10:02