Shpërthen zjarr në një shtëpi, humb jetën një person

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 19 Dhjetor, 2021 23:41

Shpërthen zjarr në një shtëpi, humb jetën një person

Një person tridhjetë e pesë vjeçar ka humbur jetën nga zjarri në një shtëpi në Çuçer Sandevë.

“Me datë 19.12.2021 në ora 00.17 në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Pobozhje, komuna Çucer Sandevë, ka rënë zjarr në shtëpinë në pronësi të T.S. (64). V.S. (35) nuk ka dalë nga shtëpia dhe ka ndërruar jetë.

Zjarri është shuar nga ekipi i Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dhënë për obduksion”, njoftojnë nga MPB.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 19 Dhjetor, 2021 23:41