Skip to content

GOSTIVARI SOT

Primary Menu
  • Aktuale
  • Gostivari
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Revista
  • Kuriozitete
  • Plus
  • Home
  • Kuriozitete
  • Shpërthen sërish mali Merapi në Indonezi, lumenj llave nga vullkani më aktiv në botë

Shpërthen sërish mali Merapi në Indonezi, lumenj llave nga vullkani më aktiv në botë

Mali Merapi në Indonezi, një nga vullkanet më aktivë në botë, shpërtheu të premten duke nxjerrë nga krateri llavë të kuqe përvëluese.

Vullkani, afër kryeqytetit kulturor të Indonezisë, Yogyakarta, në ishullin e Javës, ka nxjerrë llavë edhe më parë në këto dy ditë të fundit, duke shkaktuar qindra tërmete të vogla vullkanike, sipas një raporti të agjencisë gjeologjike të Indonezisë.

Sidoqoftë, paralajmërimi zyrtar për statusin e vullkanit nuk u ndryshua për të kaluar në nivel më të lartë nga ai në të cilin ndodhet që prej nëntorit të vitit të kaluar. Banorët e zonave të afërta u këshilluan të evitonin zonën në një rreze prej pesë kilometrash rreth kraterit dhe u paralajmëruan për llavën si edhe për materialet vullkanike në ajër. Muajin e kaluar, vullkani lëshoi re të stërmëdha tymi dhe hiri duke shkaktuar jo pak probleme.

Shpërthimi i fundit i malit Merapi, në 2010, i mori jetën më shumë se 300 personave dhe coi në evakuimin e rreth 280 mijë banorëve nga zonat përreth. Ai ishte shpërthimi më i fuqishëm që nga viti 1930, kur rreth 1300 vetë humbën jetën. Arqipelagu në Azinë juglindore, ka rreth 130 vullkane aktivë.

Continue Reading

Previous: ‘Sa të këndshëm’/ Si duken në realitet personazhet e preferuar të filmave vizatimorë
Next: Përdorni celularin në tualet? Ja si ndikon në shëndetin tuaj

Të ngjashme

auto_duhani-600x3601615066315 Zbuloni se kur kolla e duhanit përbën rrezik për jetën

Zbuloni se kur kolla e duhanit përbën rrezik për jetën

Si-te-pastroni-shtepine-pa-shpenzuar-750x430 Si të pastroni shtëpinë pa shpenzuar?

Si të pastroni shtëpinë pa shpenzuar?

fer-3 Qindra krokodilë vrasës arratisen nga ferma e shumimit në Afrikën e Jugut

Qindra krokodilë vrasës arratisen nga ferma e shumimit në Afrikën e Jugut


info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

 

marketing@flaka.com.mk

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.