Shpërthen gypi, bulevardi i qytetit shndërrohet në lumë | VIDEO
Në fillim të bulevardit Goce Dellçev, afër unazës mes dy bulevardeve në Gostivar, nga rrjedha e ujit si pasojë e një defekti të gypit kryesor të ujësjellësit, bulevardi është shndërruar në lumë, njofton Gostivari Sot
Pamjet e tilla befasuan qytetarët e rastit të cilët nuk e kishin të qartë se çka po ndodh. Nga Ndërmarrja Publike Komunale dolën me njoftim dhe bënë me dije që rrjedha e ujit ndodhi për shkak të defektit.
“Të nderuar qytetarë, “Ju informojmë se për shkak të një defekti të gypit kryesor të ujësjellësit në bulevardin Goce Dellçev do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në këtë pjesë të qytetit deri në sanimin e defektit. Ekipet tona janë në terren, kryejnë punë intenzive për sanimin sa më shpejtë të defektit dhe të kthimin në normalitet të furnizimit me ujë”, njoftuan nga drejtoria e NP “Komunalec”.
Deri në sanimin e defetit, në bulevard do të ketë pamjet e tilla që shihni në video. Krahas bulevardit, uji u shpërnda edhe në rrugët dytësore. Gostivari Sot