Shpejtësia e madhe, në modë për shoferët e Tetovës dhe Gostivarit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 13 Nëntor, 2023 11:43

Shpejtësia e madhe, në modë për shoferët e Tetovës dhe Gostivarit

Të dielën në intervalin kohor nga ora 08 deri në ora 20 në zonën Tetovë-Gostivar, është kryer aksion kontrollues për shpejtësi me të cilën lëvizin automjetet, njofton Flaka Media.

“Duke vepruar kështu, janë sanksionuar 18 automjete, gjegjësishtë shoferë (Tetovë 7 dhe Gostivar 11 raste), të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit. Tre prej tyre kishin tejkaluar me shpejtësi nga 50 deri në 70 km/orë, dhe 1 shofer (Tetovë) u sanksionua, për tejkalim të shpejtësisë maksimale të paraparë në vendbanim, si dhe 56 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (Tetovë 29 dhe Gostivar 27 raste)”, njoftoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Policisë

Sektori i punëve të brendshëm-Tetovë edhe një herë apelon shoferët që të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe të jenë të kujdesshëm, veçanërisht nëse lëvizin përgjatë luginës së Radikës ku janë të mundshme rrugë të lagështa dhe rrëshqitje të dheut.Flaka Media.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 13 Nëntor, 2023 11:43