Shpejtësia e automjeteve, Policia shton kontrollet në Pollog

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Janar, 2024 12:33

Shpejtësia e automjeteve, Policia shton kontrollet në Pollog

Të dielën nga ora 08:00 deri në orën 20:00 në zonën e SPB-Tetovë janë zhvilluar aktivitete të intensifikuara kontrolluese për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet.

“Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 20 automjete, gjegjësisht drejtues (Tetovë-16 dhe Gostivar-4) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit, nga të cilat 16 (Tetovë-12 dhe Gostivar-4) me më shumë se 50 deri më 70 kilometra në orë”, njoftuan nga Policia rajonale.

Përveç këtyre, janë sanksionuar edhe 4 drejtues mjetesh (Tetovë) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e përcaktuar në vendbanim, si dhe 21 kundërvajtje të tjera në komunikacion (Tetovë-20 dhe Gostivar-1), ndërsa për të gjithë kundërvajtësit janë përgatitur parashtresat përkatëse, të cilat varësisht nga madhësia e tejkalimit variojnë nga 45 deri në 400 euro në kundërvlerë në denarë. GS MEDIA

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Janar, 2024 12:33