Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art ndanë mirënjohje për Enver Zenkun!

Driton Zenku
By Driton Zenku 7 Mars, 2023 12:52

Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art ndanë mirënjohje për Enver Zenkun!

Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në Tetovë, ka ndarë mirënjohje për Profesor Enver Zenkun me motivin: Nënshkrues i parë për iniciatvën e themelimit të Universitetit të Tetovës, njofton Gostivari Sot

Enver Zenku si kryetar komune i Gostivarit ishte ndër tre kryetarët e komunave që drejtoheshin nga shqiptarët në vitin 1994 që vuri firmën për themelimin e Universitetit të Tetovës.

Enver Zenku, i lindur në vitin 1950 në fshatin Simnicë të Gostivarit, ka dhënë kontributë të jashtëzakonshëm për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Karrerën e nisë si profesor në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup.

Pas vitit 1991 kur në Maqedoni u zhvilluan zgjedhjet e para të lira pluraliste dhe demokratike, kryetari i parë shqiptar në Komunën e Gostivarit zgjidhet Enver Zenku.

Pra 20 vitesh Zenku në një intervistë për shtypin e atëhershëm të kohës ka deklaruar se buxheti i komunës ka qenë vetëm 1 milion e 300 mijë marka gjermane, ndërsa tani buxheti komunal është thuajse njëqindfishuar.

“Ishte e vështirë të udhëhiqet atëherë për arsye se ne funksionuam pa ligj për vetëqeverisje lokale, funksiononim me një buxhet jo një milion e gjysmë marka gjermane të plota. Këtu ngërthehen të gjitha gjërat, konkretisht pengesat e shumta në pikëpamje të infrastrukturës, në pikëpamje të zhvillimit ekonomik, zhvillimit arsimor dhe në pikëpamje gjithashtu të zhvillimit urbanistik. Do ishte e pamundur funksionimi dhe më takon një përshëndetje atij stafi të udhëheqjes apo ministrave tonë të pushtetit qendror të atëhershëm të cilët nuk kursyen nga ndihma që të ndërtojmë, të realizojmë në komunën e Gostivarit”, thotë Zenku.

Në atë intervistë, Zenku thotë që politika nacionaliste pengonte transferimin e pushteteve dhe decentralizimin e pushtetit.

“Përkundër asaj se ne kishim 38 këshilltarë dhe vetëm 10 ishin të nacionaliteteve tjera, u pengua konstituimi i këshillit komunal edhe atë jo pak, po gati një vjet e gjysmë dhe konstituimi u bë në vitin 1992 edhe atë me 29 Qershor, them dhe kështu ka qenë me reagimin e faktorëve posaçërisht ndërkombëtar. Atëherë ishte e pamundur që prej 34 komunave e fundit e konstituuar ishte Komuna e Gostivarit. Ne atëherë përballeshim me disa specifika në komunën e Gostivarit për arsye se ishte udhëheqja e parë demokratike, udhëheqja e parë që doli nga votat e popullit. Ishte shumë vështirë të bëhet ndërrimi i pushteteve, vazhdimisht ndërrimi i pushteteve është i hidhur, nuk është i ëmbël. Prandaj në vazhdën e kësaj ishte edhe ajo vonesë e cila zgjati një vit e gjysmë, shkaku ishin marrëdhëniet e brishta ndërnacionale dhe marrëdhëniet e acaruara ndërpartiake”, thotë Zenku.

Në cilësinë e kryetarit të atëhershëm të Komunës Enver Zenku ka qenë edhe nënshkrues i deklaratës për themelimin e Universitetit të Tetovës. Nga mesi i vitit 1994, me kërkesë të tyre realizon takim në kabinetin e tij me prof. Fadil Sulejmanin dhe prof. Murtezan Ismailin.

Arsyeja e takimit ka qenë iniciativa për themelimin e një Universiteti në gjuhën shqipe me qendër në Tetovë, që lindi si nevojë imediate e shqiptarëve të Maqedonisë.

Me kërkesë të tyre, pa asnjë mëdyshje dhe me plot dëshirë ai pranon që të jetë anëtar i Këshillit Iniciativë. Disa ditë më vonë, në Komunën e Gostivarit filluan aktivitetet e ngjeshura edhe me këshilltarët komunal dhe qytetarët shqiptarë. Aktivitetet zhvilloheshin në formë sekrete për shkak të rreziqeve që janë kanosur nga ana e pushtetit të atëhershëm sllavo – maqedonas.

“Takime të tilla realizuam për disa herë me radhë, dhe të njëjtat mbaheshin në zyrën e kryetarit të Komunës. Filluan edhe takimet e Këshillit Iniciativë në përbërje të plotë në shtëpi të caktuara në Reçicë të vogël. Si kryetar Komune isha pjesëmarrës thuajse në të gjitha këto takime. Duhet theksuar që gjatë kësaj periudha vazhdimisht ndiqesha nga Policia e Gostivarit në çdo hap që bëja, edhe pse ushtroja funksionin e kryetarit të Komunës. Në njërën nga mbledhjet e radhës të Këshillit Iniciativë, u vendos data e themelimit të Universitetit. U vendos që më datë 17.12.1994 të mbahet mbledhja konstituive nga ku do të miratohej akti i themelimit të Universitetit. Paraprakisht prof. Fadil Sulejmani në prezencë të Prof. Milaim Fejziut kërkoi nga unë që të hapja mbledhjen dhe të njëjtën pastaj ta shpallja të mbyllur. Si anëtar i Këshillit Iniciativë, me kënaqësi e pranova këtë kërkesë. Në arkivin tim e posedoj edhe thirrjen origjinale që ishte në tre gjuhë, Shqip, Maqedonisht dhe Anglisht”, do deklaronte Enver Zenku para shumë vitesh për gazetën Koha.

Për shkaqe sigurie dhe për shkak të përqendrimit të forcave të shumta policore maqedonase, ndërkohë që supozohej që kishin ardhur forca policore edhe nga Serbia, Këshilli vendosi që ta sfidoi policinë dhe takimin e paraparë për më datë 17.12.1994 ta realizoi një natë më herët më 16.12.1994 në orët e vona të darkës në zyrtar e Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD) në Tetovë.

Enver ZENKU

Të pranishëm kanë qenë përfaqësues të të gjitha partive politike shqiptare të asaj kohe, deputetë, ministra, aktivistë dhe veprimtarë të shumtë. Aty nga ora 24, pas debateve të shumta në mbledhje, profesor Fadil Sulejmani lexon aktin e vendimit për themelimin e Universitetit të Tetovës (UT). Në një atmosferë entuziaste pasuan urimet e ndërsjella mes pjesëmarrësve në mbledhje, për kurorëzimin me sukses të një iniciative të mundimshme dhe që u shoqërua me plot sfida. Diku në muajin Shkurt të vitit 1995 mbahet një takim në Sallën e Kuvendit Komunal të Gostivarit, ku krahas anëtarëve të Këshillit Iniciativë të pranishëm kanë qenë edhe deputetët dhe ministrat shqiptarë të asaj kohe. Para fillimit të mbledhjes caktohet kryesia e punës në përbërje: Fadil Sulejmani, Enver Zenku (kryetar i Gostivarit), Qamil Xhafa (kryetar i Dibrës) dhe Rufi Osmani (deputet). Aprovohet rendi i ditës ku mes tjerash ka qenë edhe pika për fillimin e ligjëratave të para të studentëve.

Përmes inspektorëve të Policisë së Gostivarit, ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Lubomir Fërçkovski z. Zenku e paralajmërojnë që mbledhje mos të zhvillohej. Para se të fillonte mbledhje, në korridoret e Komunës arritën forcat të shumta policore. Njëri prej inspektorëve e hap derën e sallës ku po mbahej mbledhja dhe drejtohet me fjalët: “Me urdhër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ministrit Lubomir Fërçkovski, urdhëroheni që ta ndërpritni këtë takim që ka të bëjë me aktivitetet e Universitetit”.

Siç duket, Policia kishte arritur deri tek informatat se për çka ishte thirrur mbledhja përmes vasalëve të vet. Në ato momente Enver Zenku ndërhynë dhe urdhëron që Policia ta lëshoi objektin e Komunës së Gostivarit. Aktivitetet nga ana e Këshillit Iniciativë vazhdojnë.

Rektor i parë i Universitetit zgjidhet prof. Fadil Sulejmani, kryetar i Senatit u zgjodh Milaim Fejziu, kurse si anëtar zgjidhet edhe Ener Zenku.

Ndërkohë, pas mbarimit të mandatit të kryetarit të komunës, Enver Zenku emërohet drejtor i NP “Rrugët e Maqedonisë”

Karrierën e mbylli si profesor në Universitetin e Tetovës.

Në Universitetin e Tetovës u angazhua si profesor nga viti 1994, ndërsa pas legalizimit të UT-së mori vendim si profesor i rregullt, nga ku dhe u pensionua.

Për gjitha këto aktivitete, në vitin 2007 Unioni i Studentëve (US) të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), profesorit Zenku i ndau mirënjohje me rastin e shpalosjes së Bustit të dëshmorit Abdylselam Emini, për kontributin e dhënë për themelimin e Universitetit.

Ndryshe, Enver Zenku studimet deri diplomike, masterin dhe doktoraturën i ka mbaruar në Zagreb të Kroacisë.

Ceremonia

Enver Zenku, Qytetarë nderi i Gostivarit

Enver Zenku me 23 Dhjetor, 2022 u shapll nga Komuna e Gostivarit “Qytetarë nderi”. Ky titull atij iu dha në një ceremoni të veçantë organizuar nga Komuna e Gostivarit me rastin e shënimit të ditës së Komunës së Gostivarit.

Çelësin e qytetit për çmimin “Qytetarë nderi”, Zenkut ia dhuroi vetë kryetari i Komunjës së Gostivarit Arben Taravari.

Driton Zenku
By Driton Zenku 7 Mars, 2023 12:52