Shokuese, i dyshuari nga vrasja e dyfishtë në Çellopek ka tentuar të vrasë edhe katër persona tjerë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Dhjetor, 2023 21:37

Shokuese, i dyshuari nga vrasja e dyfishtë në Çellopek ka tentuar të vrasë edhe katër persona tjerë

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka lëshuar një urdhër hetimor ndaj 59-vjeçarit me inicialet I.I, banues në Çellopek, i cili vrau dy persona dje dhe tentoi të vriste katër të tjerë nga e njëjta familje.

Sipas prokurrisë, i dyshuari i ka takuar viktimat kur kanë dalë në oborrin e shtëpisë dhe kanë nisur një debat për një rrugë që kanë përdorur së bashku dhe për të cilën kanë pasur mosmarrëveshje më parë.

Pas debatit, i dyshuari ka nxjerrë një armë që e posedonte pa leje dhe ka filluar të qëllojë në drejtim të viktimave. Njëri prej tyre është kundërpërgjigjur me të shtëna nga arma e zjarrit për të cilën ka pasur leje për posedim, por i dyshuari ua ka marrë jetën të dy viktimave – babait dhe djalit, raporton TS.

Më pas ai ka vazhduar të qëllojë në drejtim të katër personave të tjerë, të afërm të tyre, duke i shkaktuar lëndime me armë zjarri njërit prej tyre. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes pjesëtarët e SPB-së së Tetovës, i dyshuari ka rezistuar dhe nuk ka dashur të dorëzohet, por është mundur dhe i është hequr liria.

Ai po hetohet për veprën penale të vrasjes nga neni 123 paragrafi 3 dhe do të jetë përgjegjës edhe për vrasje në tentativë, si dhe për armëmbajtje pa leje. Pas propozimit të prokurorit publik, gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Tetovë të dyshuarit i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Dhjetor, 2023 21:37