Shoferët nuk ngasin makinat me shpejtësinë e caktuar!
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, të dielen nga ora 08:00 deri në 20:00 kanë kryer aksion kontrollues të shpejtësisë me të cilën lëvizin automjetet në rrugët e rajonit më të gjerë të Pollogut, në të cilin janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 64 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar (Tetove- 47 dhe Gostivar-17) jashtë vendbanimit, nga të cilat 1 (Tetove) për më shumë se 70 km në orë, 14 deri në 70 km në orë (Tetove-6 dhe Gostivar-8) e kështu me radhë.
Gjatë kontrollit janë sanksionuar 39 shkelje të shpejtësisë (Tetove-28 dhe Gostivar-11) në vendbanime, nga të cilat 1 (Tetove) deri në 50 kilometra në orë. Për shkelësit janë përgatitur parashtresa përkatëse dhe janë
sanksionuar 6 (Tetove-4 dhe Gostivar-2) kundërvajtje të tjera në trafik.
Ndërsa dje nga ora 20:00 deri në orën 24:00 në zonën e gjerë të Tetovës është kryer edhe kontrolli i
shpejtësisë, në të cilin është përdorur i ashtuquajturi “radar i natës”, gjatë të cilit janë konstatuar dhe
sanksionuar 19 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë zonës së banuar. Janë sanksionuar
edhe 9 shkelje në zonë të banuar dhe 2 kundërvajtje të tjera.
Me gjoba prej 30 deri në 400 euro në denarë do të gjobiten për vozitësit që e kanë tejkaluar shpejtësinë
e lejuar dhe të cilëve u ështëpërgaditur urdhërpagesa për kundërvajtje, varësisht se sa ka qenë shpejtësia e matur.