Shoferët nuk i bëjnë hesap kombësorët!
Punonjësit policorë të SPB Tetovë, dje (23 nëntor) nga ora 10 deri në 15 kanë kryer aksion kontrollues ndaj drejtuesve të automjeteve – nëse dhe në çfarë mase i respektojnë obligimet e tyre të parapara ndaj këmbësorëve.
Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 34 shkelje (TE-29 dhe GV-5). Për shoferët kundërvajtës janë përgatitur parashtresa adekuate dhe do të përballen me gjoba të parapara me
ligj në vlerë prej 250 euro në denarë, e disa prej tyre me masë mbrojtëse – heqje e përkohshme e patentë shoferit nga tre muaj deri në një vit.
Numri më i madh i shkeljeve, përndryshe, ka të bëjë me moslejimin e këmbësorëve për të kaluar në
vendkalimet e shënuara për këmbësorë-vizbardha.
Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 10 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-6 dhe GV-4). Aktivitete kontrolli me këtë qëllim dhe përmbajtje janë planifikuar edhe në periudhën e ardhshme.
Kujtojmë që vetëm gjatë ditës së mërkurë në Gostivar ndodhën dy aksidente me të lënduar një këmbësor dhe një biçiklist. Gostivari Sot