Shoferët e Gostivarit të parregullt edhe në parakalim

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Tetor, 2022 20:34

Shoferët e Gostivarit të parregullt edhe në parakalim

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë dje (09-tetor) nga ora 14:00 deri në ora 19:00 në zonën e gjerë të
Pollogut kanë kryer aksion kontrolli për parakalim, në të cilin janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 65
kundërvajtje (TE-19 dhe GV-46).

Gjashtëdhjetë e katër nga veprat kanë të bëjnë me parakalimin në vende të ndaluara dhe një me parakalimin në kolonë (TE-1).

Të gjithë kundërvajtësve iu janë dorëzuar parashtresat e parapara, si dhe janë sanksionuar 6 (TE) lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik.

Mbrëmjen e djeshme nga ora 20:00 deri në orën 23:00 në zonën e Tetovës është kryer aksion- kontrolli për shpejtësi, në të cilin janë zbuluar dhe sanksionuar gjithësej 17 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit të cilat janë matë me anë të ashtuquajturit “radar nate”.

Tetë nga tejkalimet ishin mbi 70 kilometra në orë, po aq deri në 70 kilometra dhe 1 deri në 50 kilometra në orë.

Gjithashtu janë sanksionuar 11 tejkalime të shpejtësisë në vendbanim, si dhe 2 lloje të tjera shkeljesh. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Tetor, 2022 20:34

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...