Shkupjanes me shantazh i janë kërkuar 1.500 euro që të mos i publikohen fotografitë

Është parashtruar kallëzim penal kundër M.B (29) nga Shkupi, për shkak të dyshimit bazë se ka bërë vepër penal “Shantazh”.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, i denoncuari në periudhën nga 21 deri më 31 të muajit të kaluar, me qëllim për të fituar dobi të paligjshme pronësore e ka shantazhuar A.B. (32) nga Shkupi dhe i ka kërkuar 1.500 euro për të mos ndarë foto dhe video me përmbajtje kompromentuese në rrjetet sociale.
Me këtë rast, kumtoi MPB-ja, më 31 janar në ora 15:35 minuta , e denoncuara, pas marrëveshjes paraprake, është takuar me të dëmtuarën në një kafene në Sheshin Maqedonia-Shkup, ku në mënyrë të paligjshme i kishte marrë 500 euro, të cilat i janë dorëzuar nga ana e të dëmtuarës, me ç’rast nga ana e SPB Shkup ngjarja është dokumentuar në mënyrë përkatëse.