Shkëlqeu në Kroaci, Valdet Xhaferi takoi balerinin Andi Ismaili

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Tetor, 2023 18:17

Shkëlqeu në Kroaci, Valdet Xhaferi takoi  balerinin Andi Ismaili

I riu nga Gostivari, Andi Ismaili po kalon edhe kufinjt e shtetit me sukseset e tij në balet. 

Andi shkëlqeu edhe në Kroaci në speltaklin televiziv “Supertalent” në të cilin fitoi edhe butonin e artë nga juria profesionale.

Për këtë qëllim, Andiu u takua sot nga kryetari i degës së BDI në Gostivar, Valdet Xhaferi.

“Sonte e takova Andin dhe e urova për sukseset dhe performancat e jashtëzakonshme që mahnitën publikun kroat dhe jo vetëm. Urime edhe për familjen Ismaili për sukseset e Andit. Gostivari u gëzohet sukseseve të talentëve të vet. Suksese dhe vetëm përpara Andi”, uron Xhaferi. Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Tetor, 2023 18:17