Shitjet dhe shërbimet “online”, Policia e Gostivarit alarmon qytetarët

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Nëntor, 2022 12:31

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë apelon qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm kur kontaktojnë persona të panjohur drejtpërdrejt, përmes telefonit apo rrjeteve sociale, veçanërisht nëse ofrojnë apo kërkojnë shërbime, produkte apo të ngjashme. Sepse, përndryshe, ata lehtë mund të mashtrohen me paraqitje të rreme ose fshehje të fakteve dhe në mënyrë të paligjshme të dëmtohen financiarisht ose ndryshe, pra të mashtrohen, veçanërisht të moshuarit.

Në kontaktet, mashtruesit me mjeshtëri dhe dinakëri, shpesh duke shpikur histori të rreme, në të shumtën e rasteve e arrijnë qëllimin e tyre dhe të marrin para, para së gjithash, ose ndonjë lloj përfitimi tjetër material.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë rikujton se mashtrimi është vepër penale e dënueshme sipas nenit 247 të Kodit Penal, i cili dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Këtë vit deri më tani në Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë janë raportuar gjithsej 72 mashtrime me persona, nga të cilët numri më i madh tashmë janë zbardhur dhe plotësuar me parashtresa përkatëse ndaj mashtruesve.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Nëntor, 2022 12:31