Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Maqedoni
  • SHGM, trajnim për gazetarët për ekstremizëm dhe terrorizëm të dhunshëm

SHGM, trajnim për gazetarët për ekstremizëm dhe terrorizëm të dhunshëm

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka shpallur thirrje për trajnim të gazetarëve që janë kah mesi i karrierës së tyre, gazetarëve të rinj dhe studentëve në kuadër të projektit “Ndërtimi i rezistencës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit përmes gazetarëve të fuqizuar, mediave dhe përfaqësuesve qeveritarë”.

Të tre punëtoritë do të mbahen përmes internetit në nëntor të vitit 2020. Datat për secilën nga punëtoritë treditore do të konfirmohen në mënyrë shtesë.

Trajnimin do të mbajnë dy profesorë me renome: Prof. Dr. Nikolla Dujovski nga Maqedonia e Veriut, i cili ka përvojë dhe njohuri të gjera mbi këtë temë dhe do të përqendrohet më shumë në situatën në Maqedoni, për ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin, si dhe për raportimin e gazetarëve si reaksion i këtyre ngjarjeve dhe Prof. Dr. Dejan Milenkoviq nga Serbia, i cili do të flasë për situatën me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin në Ballkanin Perëndimor, Evropë dhe botë, duke i analizuar sulmet më të njohura terroriste dhe raportimet mbi to.

Qëllimi kryesor i trajnimit është të arrihet një perceptim i përgjithshëm i gazetarëve se si të raportojnë për rastet që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.

Programi është dizajnuar për të ndihmuar gazetarët dhe profesionistët e tjerë mediatik të përfundojnë punën e tyre duke informuar publikun për këto ngjarje specifike. Një nga qëllimet e punëtorive, krahas ndërtimit të kapaciteteve të gazetarëve për raportim objektiv mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin dhe përdorimi i kodit të duhur etik në lidhje me raportimin mbi terrorizmin (përdorimi i shprehjes së duhur, shmangia e keqpërdorimit të fotografive që shkelin të drejtat e viktimave etj.). E gjithë kjo do të duhet të kontribuojë në qëndrueshmërinë e këtij aktiviteti në të ardhmen. Kjo do të thotë që trajnimi jo vetëm që do t’u mundësojë pjesëmarrësve të përvetësojnë njohuri të reja, por gjithashtu do t’i motivojë ata që t’i përdorin ato në praktikë, dhe kështu do të kontribuojnë në zbutjen e efekteve negative gjatë raportimit mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në partneritet me Nismën për Perspektivën Evropiane NPE dhe Institutin KONICA e filluan projektin e titulluar si “Ndërtimi i rezistencës ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit përmes gazetarëve të fuqizuar, mediave dhe përfaqësuesve qeveritarë”. Projekti financohet nga Hedaja (Hedayah, International Centre of Excellence for Countering Violent Extremism), Abu Dabi në kuadër të Programit global STRIVE, të programuar nga BE-ja.

Continue Reading

Previous: Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të vogla
Next: Nga sonte në mesnatë ndryshim i çmimeve të derivateve

Të ngjashme

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Sot fillon regjistrimi i mërgatës

Sot fillon regjistrimi i mërgatës

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

covid 11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar


TË FUNDIT

Policia_Fleser_1 Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Inspektor_Kafiteri-780x470-1-750x430 Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Sot fillon regjistrimi i mërgatës

Sot fillon regjistrimi i mërgatës

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

covid 11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

moti Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

vakcina-korona-svet-1170x780-1-750x430 Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Ali-Ahmeti-27.02.2021 Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

30-5-1024x576 Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

90-1170x658 Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.