Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Maqedoni
  • SHGM publikoi “Udhëzues për raportimin etik për zgjedhjet”

SHGM publikoi “Udhëzues për raportimin etik për zgjedhjet”

Në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka përgatitur një “Udhëzues për raportimin etik për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut” i cili do t’i ndihmojë gazetarët dhe mediat të kuptojnë më mirë aspektet etike dhe ligjore të mbulimit të fushatës zgjedhore dhe ditës së zgjedhjeve.

Në doracakun është theksuar rëndësia e respektimit të standardeve etike gjatë raportimit, si dhe roli dhe rëndësia e mediave gjatë zgjedhjeve. Në këtë drejtim, është cekur se roli informues i mediave nënkupton që ato do të raportojnë në mënyrë të balancuar për fushatat e të gjitha partive politike, gjë që do t’i ndihmonte qytetarët të vendosin se si të votojnë.

Publikimi është i ndarë në katër pjesë, të cilat përveç standardeve etike, i referohen edhe parimeve etike për zbatimin e një fushate të drejtë dhe të ekuilibruar televizive me kundërshtarët politikë, standardet ligjore ndërkombëtare për lirinë e shprehjes dhe zgjedhjet, dhe rregullat kombëtare për mbulimin mediatik të proceseve zgjedhore.

Si autorë paraqiten: Dr. Marina Tuneva në pjesën që i referohet standardeve etike dhe rolit dhe rëndësisë së mediave gjatë zgjedhjeve, pastaj Mlladen Çadikovski, në pjesën për parimet etike për realizimin e një debati televiziv të drejtë dhe të ekuilibruar me kundërshtarët politikë.

Përveç parimeve etike në një pjesë të veçantë M-r. Naser Bislimi është përpunoi tema që lidhen me standardet ligjore ndërkombëtare për lirinë e shprehjes dhe zgjedhjet, dhe M-r. Emilija Janevska shtjellon temën e rregullave kombëtare për mbulimin mediatik të proceseve zgjedhore.

Redaktori i botimit është Dragan Sekullovski, Drejtori Ekzekutiv i SHGM-së, i cili në fund të publikimit ka dhënë rekomandime nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në kontekstin e ndryshimeve të propozuara në Kodin Zgjedhor.

Ky publikim ishte i mbështetur nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES) me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR). Përmbajtja e këtij botimi në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pozicionet e USAID ose Qeverisë së ShBA-së, IFES ose ODIHR.

Continue Reading

Previous: Produktet vendore në markete duhet të ekspozohen në rafte të veçanta ose të shënohen me etiketa
Next: Nga 26 qershori hapen kufijtë, pa test PCR dhe vetizolim

Të ngjashme

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

covid 11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

moti Parashikimi i motit

Parashikimi i motit


TË FUNDIT

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

covid 11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

moti Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

vakcina-korona-svet-1170x780-1-750x430 Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Ali-Ahmeti-27.02.2021 Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

30-5-1024x576 Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

90-1170x658 Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

blerim0-1-1170x658 Gostivar, interesim i ulët nga të moshuarit për t’u vaksinuar kundër Covid 19

Gostivar, interesim i ulët nga të moshuarit për t’u vaksinuar kundër Covid 19

10871149-E34D-4DDE-AF0A-3DA27C5A521C Lëshohet në përdorim spitali modular në Gostivar

Lëshohet në përdorim spitali modular në Gostivar

951543AF-CD05-4398-AA78-92242A724509 Ndërron jetë doajeni Rizvan Sinani

Ndërron jetë doajeni Rizvan Sinani

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.