Sherr mes policëve, njëri merr armën, tjetri shan, i treti i ndan
Të dielën, ditën e parë të Pashkëve, rreth orës 04:45, para një lokali në Krivogashtan është prishur rendi dhe qetësia publike nga një përleshje fizike mes A.J.(41) nga fshati Zhitoshe dhe K.A.(45) nga fshati Zhitoshe, që të dy policët, njofton SPB-Manastir, përcjell FLAKA.
“Po merren masa për zbardhjen e rastit. Është njoftuar Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale dhe do të inicohet procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe suspendim nga vendi i punës deri në marrjen e vendimit në procedurë disiplinore”, ka thënë SPB-Manastir. FLAKA