Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • NEWS BOX
  • SHBA thirrje Turqisë/ Të heqë dorë nga armatimi rus

SHBA thirrje Turqisë/ Të heqë dorë nga armatimi rus

Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur thirrjen drejtuar Turqisë që të tërhiqet nga furnizimi me sistemin rus të mbrojtjes raketore.

Ministri i Mbrojtjes i Turisë, Hulusi Akar, gjatë një interviste këtë javë u shpreh në favor të një zgjidhjeje kompromisi për sistemin rus S-400, të cilin Rusia fillimisht e ndërtoi për të shënjestruar aeroplanët luftarakë perëndimor. Por, SHBA-ja nuk është e interesuar për ofertën turke.

“Politika jonë për sistemin S-400 nuk ka ndryshuar“, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, kur u pyet në lidhje me propozimin turk.”Këto sisteme janë të papërshtatshme me pajisjet e NATO-s, ato kërcënojnë sigurinë e teknologjisë së NATO-s dhe janë në kundërshtim me angazhimet e Turqisë si një aleat i NATO-s“, u tha Price gazetarëve. “Ne kemi kërkuar dhe do të vazhdojmë të kërkojmë nga Turqia të mos e mbajë këtë sistem“, tha ai.

Ministri turk, ka përmendur rastin e Greqisë, e cila pasi kishte blerë sistemin rus S-300 nuk e kishte bërë plotësisht funksional atë. Por, sistemi S-400, sipas zyrtarëve amerikanë, është më i përparuar prandaj e kanë hedhur poshtë krahasimin.

Turqia ka vazhduar zbatimin e marrëveshjes me Moskën pavarësisht paralajmërimeve nga Shtetet e Bashkuara. Administrata e ish-presidentit, Donald Trump, përjashtoi Ankaranë nga programi i avionëve luftarakë F-35 dhe vendosi disa sanksione në fushën e prokurimit me Turqinë. Presidenti amerikan, Joe Biden u zotua gjatë fushatës zgjedhore se do të ashpërsojë qëndrimin e SHBA-së ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, të cilin ai e ka përshkruar si autokrat.

Continue Reading

Previous: 62-vjeçari i dehur merr kallashin dhe qëllon në ajër
Next: Imunizimi i Ballkanit: Ka nisur në rajon turizmi i vaksinimit

Të ngjashme

Screenshot_4-46 500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

54959768_303 Rusia kërcënoi me pasoja pas sanksioneve të BE-së

Rusia kërcënoi me pasoja pas sanksioneve të BE-së

640-0-60301633f0bc4 Shqiptari vdes nga covid, lë pas gruan 25-vjeçare me dy fëmijë

Shqiptari vdes nga covid, lë pas gruan 25-vjeçare me dy fëmijë


TË FUNDIT

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

policija Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

policija Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

arrestim2 Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

virus-korona-izolacija-1 Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

IMG_22022021_150519_800_x_450_pixel WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

arrestimi SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

Screenshot_4-46 500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.