Shaqiri: Do të formojmë komision që libri i historisë për klasat e VI të hiqet sa më parë
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri për TV21 tha se do të formohet komision që libri i historisë për klasat e gjashta të hiqet sa më parë nga programi mësimorë.
Këto deklarata të ministrit vijnë pas reagimeve të gazetarit Halil Matoshi, i cili e quajti diskurs fashist pjesën ku libri ku shkruhet “Shqipëria si shtet në të cilin elementi sllav ka qenë shtypur në mënyrë permanente”.