Shaqir Fetahu zgjidhet personazhi i Vitit në Gostivar

Gostivari Sot ashtu siç keni qenë të informuar, nga data 25 deri 31 dhjetor zhvilloi sondazhin për të zgjedhur personalitetin e vitit nga qyteti i Gostivarit. Në garë ishi 12 personazhe që në forma të ndryshme lanë gjurmë gjatë vitit 2020. Ishte ky sondazhi më masiv deri tani, duke regjistruar mbi 60 mijë vota.
Në bazë të rezultateve të shfaqura në grafikonin e më poshtëm, është kreu i ri i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetahu që u pozicionua në vend të parë, i ndjeku nga infektologu i mirënjohur gostivaras, Fadil Cana. Kanë qenë më pak se 1 mijë vota që bënë diferencën mes vendit të parë dhe të dytë. Në vend të tretë është pozicionuar Vjollca Izeiri e pasuar nga Hatije Ismaili, Reshat Ameti dhe Armend Zendeli.

Në vijim ua sjellim personazhet që fituan më tepër vota:
- Shaqir Fetahu – 18.989 vota
- Fadil Cana – 17.236 vota
- Vjollca Izeiri – 13.213 vota
- Hatije Ismaili – 5.698 vota
- Reshat Ameti – 2.878 vota
- Armend Zendeli 1.175 vota
Personazhet e tjera kanë marrë vota të konsiderueshme por që nuk e kaluan pragun e nominimit të top gjashtë personazheve. Gostivari Sot